Arbërit
Arbërit ishin paraardhësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve dhe jetonin në Mesjetë në territoret e sotme të Shqipërisë dhe zonat përreth. Ata përmenden në burime historike që nga shekulli XI, duke treguar vazhdimësinë e popullsisë në këto troje pas periudhës së lashtë ilire.


Etimologjia
Emri “Arbër” ose “Arbëresh” lidhet me fisin e lashtë Albanoi, nga i cili besohet se rrjedh edhe emri “shqiptar”. Me kalimin e kohës, termi “Arbër” u përdor për të përshkruar popullsinë vendase dhe vendi quhej Arbëri, ndërsa sot përdoret emri Shqipëri.


Arbërit jetonin kryesisht me bujqësi dhe blegtori, por zhvillonin edhe tregti dhe zejtarinë. Ata kishin organizim shoqëror në principata feudale, si ajo e Principata e Arbrit, e cila ishte një nga formacionet e para shtetërore shqiptare në Mesjetë.


Principata e Arbërit
Principata e Arbrit ishte një shtet i hershëm mesjetar i arbërve në shekullin XII në territorin e Shqipërisë, me qendër në Krujë. Ajo u drejtua nga familja fisnike Progoni, ku sundimtari i parë ishte Progon, i pasuar nga bijtë e tij, duke organizuar jetën politike dhe duke ruajtur njëfarë pavarësie përballë Perandorisë Bizantine.
Rëndësia e saj qëndron në faktin se ishte një nga shtetet e para shqiptare dhe dëshmon për ekzistencën e një organizimi politik të arbërve. Ajo krijoi bazat për zhvillimet e mëvonshme historike në trojet shqiptare.




Ndikimi
Ndikimi i arbërve është i madh në formimin e identitetit shqiptar, pasi ata ruajtën dhe zhvilluan gjuhën, zakonet dhe kulturën në territorin e Shqipëria gjatë Mesjetës. Përmes organizimeve të tyre politike, si Principata e Arbrit, ata vendosën baza të rëndësishme për shtetësinë dhe jetën shoqërore. Ndikimi i tyre u ndje edhe në qëndresën ndaj pushtimeve të huaja, sidomos gjatë kohës së Gjergj Kastrioti Skënderbeu kundër Perandoria Osmane, duke forcuar ndjenjën e bashkimit dhe identitetit kombëtar që vazhdon edhe sot.






Shqipëria në shekuj
Na shkruani për pyetje ose sugjerime
Telefon
kontakt@shekulli.al
+355691234567